Udhëheqësi i sektorit të bujqësisë në komunën e Dragashit po qëndron për vizitë studimore në Lubjanë të Sllovenisë.
Ai për Tv Opoja tregoj se qëllimi i kësaj vizite studimore është shkëmbimi i përvojave dhe vendosja e kontakteve në bashkëpunim me shërbimet këshillimore bujqësore në Slloveni raporton Tv Opoja.
TV OPOJA nga zotëri Flamur Sylejmani mësoj se kjo vizitë studimore është organizuar në kuadër te projektit për Zhvillimin e Zonave Rurale Përmes Avansimit te Shërbimeve Këshilluese, i cili implemetohet nga kompania ESG e financohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural.