TV OPOJA
Aktualitet

VV në Sharr ankohët, shpënzime të mëdha për gardërobën e inspektorëve komunal

Komuna e Sharrit në mjerim socio-ekonomik, institucionet e saj shfrytëzojnë fonde të taksapaguesëve për të blerë gardëroba në vlerë 990.00€

Dëshira e të rinjëve për të ikur nga ky vend (saktësisht në komunën tonë, vetëm në vitin 2019, rreth 350 të rinj janë në procese vizash), situata e rëndë socio-ekonomike, vështirësia gjithjë e më e madhe e banorëve për të siguruar një jetesë normale, nuk po iu bëjnë përshtypje institucioneve lokale këtu në Sharr.

Në këtë fotografi po paraqesim faturën e blerjes së “uniformave” të inspektorëve komunal të komunës tonë. Të cilësuara si uniforma, këto komplete rrobash që janë blerë për dukjen personale të inspektorëve komunal, i kanë kushtuar buxhetit të komunës, rrjedhimisht taksapaguesëve 990.00€.
Pa menduar dy herë e dimë mirë se gjendja në komunën tonë nuk është aspak e mirë, përfshirë këtu edhe faktorët e lartcekur.
E dimë se sa raste janë të nevojshme për përfshirjen në skemat sociale e iu pamundësohet një gjë të tillë për shkak të kufizimeve buxhetore.

Qytetarët e komunës së Sharrit po e kuptojnë çdo ditë e më shumë se kjo qeverisje është në përbërje e re e në mendësi e vjetër. Rrjedhimisht po e kuptojnë që ndryshueshmëria për ta në relacionin keqpërdorim-jokeqpërdorim, është e pamundur.

Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! këto gjëra do të marrin fund. Komuna jonë nuk ka as lluksin e as mundësinë që të përkujdeset edhe për dukjen e zyrtarëve komunal.

Epiqendër në kohën e qeverisjes tonë do të jetë qytetari, e saktësisht e pakrahasimisht më i madh për ka rëndësia, qytetari i varfër e i margjinalizuar, shpresa e të cilit thuajse e ka humbur kuptimin.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sharr,
8 prill, 2019

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

E konfirmuar, Pajtesa Berisha kalon në subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës

TV OPOJA
February 8, 2022

Arrestohet një person në Dragash pasi hapi lokalin e tij të hënën në mëngjes

TV OPOJA
April 6, 2020

Në komunën e Dragashit themelohet kuvendi i të rinjëve

TV OPOJA
March 24, 2019
Exit mobile version