TV OPOJA
Aktualitet

Komuna e Dragashit ndër komunat e rralla në Kosovë që nuk ka çerdhe të fëmijëve!

Foto ilustrim sepse nuk ka ndonje çerdhe të fëmijëve

Komuna e Dragashit është ndër komunat e rralla në Kosovë që nuk ka çerdhe të fëmijëve, detyrë kjo që mbetet të plotësohet nga organet komunale pasi se numri i fëmijëve që kanë nevojë për çerdhe është në rritje e sipër. Edhe pse gati të gjithë fshatrat kanë shkollat e tyre, sistemi parashkollor zhvillohet vetëm në 11 shkolla. Kjo
komunë ka 35 shkolla fillore, prej të cilave 23 janë degë të shkollave në fshatrat e largët për klasat 1-4, kurse 12 të tjera janë shkolla fillore amë. Gjashtë prej tyre janë në rajonin e Opojës dhe gjashtë në atë të Gorës, si dhe një në qytetin e Dragashit për
nxënësit shqiptar dhe goran. Dragashi ka vetëm një shkollë të mesme ‘Ruzhdi Berisha’, ku mësimet i ndjekin rreth 900 nxënës.

Aktivistja nga Dragashi, znj. Xhejrane, duke folur për TV OPOJA tregoj për gjendjen e rëndë në Dragash tha se këndej ka shumë pak të shkolluar, s’ka çerdhe fëmijësh, është vetëm një shkollë e mesme. Shkollimi është tepër i vështirë , sepse transporti publik drejt qendrave tjera është shumë i rrallë percjell TV OPOJA.

Lajme të përafërta

Kompania Turistike “Bres Tours” ndal linjat e Rregullta.

TV OPOJA
March 13, 2020

Anulohet ndeshja ndërmjet KF Lugut të Beranit dhe KF Opoja

TV OPOJA
March 13, 2020

Themelohët tifogrupi “UJQIT e SHARRIT”, lojtari i 12-të i KFOPOJA në fushën e blertë!

TV OPOJA
May 8, 2022
Exit mobile version