TV OPOJA
Aktualitet

Komuna e Dragashit me rregullore për caktimin e orarit të punës: E premtja pushim për firmat e ndërtimit

Në uebfaqen zyrtare të Komunës së Dragashit është publikuar Rregullorja për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në këtë komunë. Më këtë Rregullore, të gjitha subjektet afariste që ushtrojnë veprimtari biznesore në Komunën e Dragashit, janë të obliguara që orarin e punës të caktuar nga Komuna ta vendosin në hyrje të objektit ku zhvillohet veprimtaria.

Rregulorja e përcakton periudhën verore të punës, e cila fillon nga 1 maji deri më 30 shtator, si dhe periudhën dimërore nga 1 tetori deri më 30 prill, varësisht prej të cilave është caktuar edhe kohëzgjatja e punës.

Oraret e punës dhe ditët e pushimit të bizneseve janë të përcaktuara varësisht prej kategorive dhe veprimtarisë që kryejnë. Shumica e bizneseve ditë pushimi do t’i kenë të dielën dhe ditët e festave zyrtare. Përjashtim bëjnë ato që Komuna i quan “veprimtari ndërtimore (firmat të cilat merren me të gjitha llojet e ndërtimeve)”, të cilat ditë pushimi do ta kenë të premten.

Rregullorja u jep të drejtë disa bizneseve që të bëjnë kërkesë për zagjatje të orarit të në Shërbimin e Inspekcionit përkatës.

Për mosrespektimin e orarit të punës janë caktuar gjoba të ndryshme për subjektet afariste./Opoja.net

Më poshtë e keni Rregulloren e plotë të publikuar nga faqja zyrtare e Komunës:

https://kk.rks-gov.net/dragash/wp-content/uploads/sites/12/2019/05/Rregullore-per-caktimin-e-orarit-te-punes.pdf

Lajme të përafërta

Fahri Xharra: Opoja dhe Gora janë shqipatare

TV OPOJA
November 23, 2018

YRMET SHABANI NGA KOSAVA E OPOJËS, ARRIN GRADËN DOKTOR SHKENCE I PSIKOLOGJISË!

TV OPOJA
June 14, 2022

Kryetari Shabani vizitoi Krushevën pas infektimit të punonjësit të QKMF-së

TV OPOJA
June 16, 2020
Exit mobile version