TV OPOJA
Aktualitet

Reshje të dendura të borës,kjo është gjendja në rrugët e Dragashit

Reshjet e dendura të borës në të gjithë territorin e Kosovës kanë bërë që komunikacioni në shumicën e rasteve të bllokohet me orë të tëra raporton, televizioni Opoja.

Kështu që zonat rurale janë ato të cilat preken më së shumti nga reshjet e borës.
Nga keto reshje të borës është e prekur në masë të madhe komuna e Dragashit ku më shumë se një muaj borëpastruesit e saj janë në terren.

Për ketë ne si redaksi kemi informuar kohë pas kohe për gjendjen e rrugëve në territorin e komunës së Dragashit.
Edhe sot ne kemi kontaktuar Zyrën për Informim Publike në komunën e Dragashit për të mësuar me shum rreth gjendjes në terren.

Brendi Berisha, për redaksinë tonë thekson se:Me të gjithë kapacitet jemi në terren,duke marrë parasyshë faktin se kemi mungesë të mjeteve për pastrimin e borës dhe terrenit të hapur dhe se vazhdimishtë është duke rënë borë,po punojmë intensivishtë që të mos lejojmë që asnjë aks rrugorë të mos bllokohet ,e dijmë se nuk janë rrugët plotësisht të pastërta por e rëndësishmja për momentin është se janë të kalueshme.
Ju lutem të keni kujdes dhe durim !!

Kështu që secili qytetar ka të drejtë të raporton rreth gjendjes së rrugëve në territorin e komunës së Dragashit!
Resul Fetahut përgjegjës për trevën e Opojës(049 731 475)
Vetim Ramadani përgjegjës për trevën e Gorës(049 271 381)

Lajme të përafërta

Përmbyllet projekti “Promovimi i shkollave pa dhunë” (Foto, Video)

TV OPOJA
October 26, 2018

U promovua libri më i ri i historianit opojan dr. Sadik Mehmeti

TV OPOJA
December 3, 2021

Ka filluar trajnimi për robotikë dhe printim 3D nga Tech House në Dragash

TV OPOJA
May 10, 2023
Exit mobile version