Shpesh na bjen të shikojmë nepermjet rrjeteve të informimit se nevojitet urgjentisht gjak i grupeve të ndryshme dhe në ato momente duhet sejcili të prekë në ndërgjegjen e tij personale sikur të ishte në pozitën e nevojtarit.
Duke u nisur nga ky fakt shumë prej artisteve të estradës shqiptare kanë ndërmarrë aksione për dhurim vullnetarë të gjakut.
Së fundmi këngëtari Rijad Lecaj me shoqërinë e tij kishin vendosur në mënyrë spontane të bëjnë dhurimin e gjakut për njerëzit në nevojë.
Ketë e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook vetë Rijadi duke dërguar porosi të të gjithë qytetarët për të ndjekur shembullin e tij raporton televizioni Opoja.