TV OPOJA
Aktualitet

Gjobiten 3 subjekte afariste për mosrespektim të masave anti Covid në Dragash

Të martën, me datë 01.09.2020, janë gjobitur 3 subjekte afariste në Komunën e Dragashit të cilat nuk i kanë respektuar masat anti Covid të caktuara nga Qeveria e Kosovës.

Inspektorati sanitar nga niveli qëndror dhe komunal të shoqëruar nga Policia kanë bërë kontrollimin e bizneseve duke verifikuar nëse po respektohen masat anti-Covid, meqë rast janë dënuar 3 biznese raporton televizioni Opoja.

Bizneset që janë dënuar janë nga 2 nga fshati Blaç, dhe një nga fshati Zgatar.

Inspektorati sanitar ka apeluar që të gjithë t’i respektojnë masat e caktuara nga Qeveria e Kosovës e IKSHPK, duke theksuar se do të ketë kontrolla të vazhdueshme që të sigurohet që këto masa të respektohen.

Lajme të përafërta

Njoftim me rëndësi të veçantë për nxënësit dhe drejtorët e shkollave të komunës së Dragashit

TV OPOJA
May 13, 2019

Dëshmitari: Komuna e Dragashit s’ka pasur kontratë për riparimin e veturave në biznesin e djalit të ish-drejtorit komunal

TV OPOJA
January 28, 2020

Sot u mbajtë akademi përkujtimore, kushtuar ditës së dëshmorëve pesë majit (Video, Foto)

TV OPOJA
May 5, 2022
Exit mobile version