TV OPOJA
Aktuale

Kelmendi vazhdojë të importojë produkte serbe, ka një porosi për Qeverinë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka folur për kritikat që i janë adresuar atij, për shkak të importimit të mallrave serbe nga kompania e tij, “ETC”.
Kelmendi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se nuk i bëjnë përshtypje sulmet për importimin e mallrave nga shteti fqinj, armik historik i vendit.
“Jam importues ligjor”, është shprehur Kelmendi. “Nëse ligjet lejojnë importin e caktuar prej shteteve, do të importoj”, ka deklaruar ai.

Kelmendi ka theksuar se produktet nga Serbia përbëjnë vetëm 5 për qind të të gjitha produkteve që importon kompania e tij. Deputeti i LDK’së ka komentuar edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës, për të rritur në 100 për qind taksën ndaj mallrave nga Serbia, si dhe nga Bosnja e Hercegovina.
“E përshëndeti, jam për një vendim të tillë”, është shprehur ai në T7.
Por, Kelmendi ka thënë se “duhet që vendimet të jenë gjakftohta”.
“Marrëdhëniet tona me Serbinë s’janë të mira. Si do të zhvillojmë negociata, duke ashpërsuar situatën”, është shprehur ai.

Lajme të përafërta

Tatimi në tokë nis nga ky vit, gjoba për ata që nuk paguajnë

TV OPOJA
April 24, 2019

Shënohet Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

TV OPOJA
November 28, 2018

Nga data 8 qershor rihapen çerdhet në Kosovë

TV OPOJA
May 31, 2020
Exit mobile version