TV OPOJA
Aktuale

Shënohet Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Sot në të gjitha trevat shqiptare shënohet 106 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës janë paraparë aktivitete të ndryshme për shënimin e Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit.
Aktivitet fillojnë me homazhet që do të bëhen tek varret e dëshmorëve, për të vazhduar pastaj me aktivitete tjera.

Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912 në Vlorë.Kryeministër i parë u zgjodh Ismail Qemajli, i cili edhe udhëhoqi procesin dhe ceremoninë e shpalljes së pavarësisë.
Në deklaratën e shpalljes, kufijtë e Shqipërisë përfshinë dhe trojet shqiptare që sot nuk i takojnë Shqipërisë gjeografike, por që në konferencën e Londrës, Shqipërisë iu morën më shumë se 60 % e territoreve të saj.Komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do t’i bënte 63 vjet.
Ai ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skenderaj.

Lajme të përafërta

Zëvendësministri Krasniqi në Strugë nënshkruan deklaratë të përbashkët në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural

TV OPOJA
November 16, 2018

100 zyrtarë policorë në Prizren në vetizolim

TV OPOJA
May 26, 2020

31 policë dhurojnë gjak vullnetarisht

TV OPOJA
November 17, 2021
Exit mobile version