Kelmendi reagon ashpër për “Edukatën Seksuale” në shkolla
Tmerr dhe shkatërrim:
Kuvendi kërkon “Edukatën Seksuale” në shkolla.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë listuar 19 rekomandime Ministrisë së arsimit për parandalimin dhe dënimin e abuzimeve seksuale të të miturve.
Një prej rekomandimeve është që “Edukata Seksuale ” të jet lëndë mësimore.
Para disa muajve deputetja e Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka kërkuar këtë që Kuvendi tani e ka miratuar, futjen e “Edukatës Seksuale” në shkolla.
Thënë të drejtën këtë e kam pritur prej VV-së. Ngase në VV muaj më parë akuzuan njëri tjetrin për orgji seksuale nëpër zyret e tyre.
Po kjo VV-ja në 2011 ka kundërshtuar futjen e Edukatës Fetare në shkolla.
Por nuk e prita edhe prej partive tjera!
Ndërsa Ministria e Arsimit ka deklaruar se janë duke bërë ndryshimin e kurrikulave arsimore që lënda e “Edukatës Seksuale” të mësohet që nga klasa e parë fillore.
Kjo do të zbatohet në planprogramin arsimor 2019-2020.
Kjo është tmerr. Ky është shkatërrim i fëmijëve.
Kjo shkatërron edhe më shumë moralin e të rinjëve të vendit tonë.
E vetmja edukatë që ruan moralin, ruan shoqërinë dhe shtetin tonë është Edukata Fetare.
Shikoni baballarët dhe nënat tona, gjyshërit dhe gjyshet tona.
Ata ishin shembulli më i mirë sa i përket ruajtjes së moralit.
Ata nuk kishin “Edukatë Seksuale” në shkollat e tyre.
Por ata ishin të edukuar mirë në aspektin fetar.
Ne duhet ta ndjekim rrugën e baballarëve dhe nënave tona, gjyshërve dhe gjysheve tona në ruajtjen e moralit.
E jo rrugën e atyre që femrën e konsiderojnë objekt të reklamimit, shfrytëzimit, lëshimit dhe nënçmimit.
Femra është shtylla e shoqërisë sonë.
Femra meriton më shumë dhe më mirë.
Mos i shkatërroni fëmijët tanë.
Mos iu shkatërroni moralin.
Mos e shkatërroni vendin tonë që është i ujitur me gjakun e dëshmorëve.
Gëzim Kelmendi