TV OPOJA
Aktuale

Haziri kundër taksës 100 për qind ndaj Serbisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për vendimin e qeverisë së Kosovës për taksë 100 për qind ndaj Serbisë.
Ai ka thënë se vendosja e kësaj takse është e gabueshme.
Në një intervistë tek “DPT Te Fidani”, Haziri ka thënë se ndaj Serbisë duhet të vendosen sanksione.

“Duhet të bëhen sanksione. Nuk mund të vendosen taksa 100 për qind. Këtë taksë duhet ta paguajnë qytetarët e Kosovës. Kjo taksë po na ngrit çmimet. Tash është rritur buka e shumë artikuj të tjerë”, tha Haziri.
Kryetari i Gjilanit ka theksuar se nuk ka kuptim që një shtet të vendos taksë ndaj një shteti tjetër.
“Nuk ka sens që të ketë taksë 100 për qind ndaj një shteti. Duhet të ketë sanksione. Duhet të ndalohet shitja e artikujve dhe pikë. Të thuhet këto artikuj nuk bën të shiten dhe u krye”, tha ai.

Lajme të përafërta

Shteti pa autoritet në një pjesë të komunës së Dragashit

TV OPOJA
May 18, 2019

Kosova mori vetëm një njohje në vitin 2018

TV OPOJA
October 30, 2018

Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet, jap dorëheqje

TV OPOJA
June 29, 2020
Exit mobile version