TV OPOJA
Aktualitet

KEDS ndërton linjën nëntokësore për shpërndarje të energjisë në Dragash

Zgjerimi i projekteve të investimeve nga KEDS sipas Planit të Zhvillimit të Rrjetit të Shpërndarjes, ka arritur edhe në rajonin e Dragashit.

KEDS ka ndërtuar një linjë të shpërndarjes nëntokësore 35 kV (kilovoltëshe) për nevojat energjetike të banorëve të Dragashit. Linja 35 kV-she shtrihet nga fshati Zhur deri në qytetin e Dragashit, me një gjatësi 19.6 km, ku janë instaluar 59 km kabllo të tensionit të mesëm dhe është implementuar kanali 18.7 km.

“Me përfundimin e këtij projekti, rrjeti i tensionit të mesëm në komunën e Dragashit tani është përmirësuar dhe banorët e kësaj zone tani do të kenë energji më cilësore. Për më tepër, Dragashi si një rajon është me interes të lartë për zhvillimin e nënstacioneve të reja me burime të ripërtëritshme të energjisë, që duhet të mbështetet vazhdimisht nga KEDS për lidhjen e tyre me rrjetin.Komuna e Dragashit ka pasur probleme të mëdha me linjën paraprake 35kV-she. Rruga e saj nëpër male ishte një pengesë për qasje të lehtë për ndërhyrje gjatë ndërprerjeve, të cilat patën ndikim në kohëzgjatjen e ndërprerjes. Me implementimin e këtij projekti tani ky problem është shmangur, dhe me ndërtimin e kësaj linje 35kV kjo komunë nuk do të ketë asnjë problem të kësaj natyre”, thuhet në njoftim.

Me ndërtimin e linjës së re të shpërndarjes nëntokësore 35 kV-she, KEDS ka bërë një zgjidhje emergjente dhe të nevojshme për banorët e kësaj ane të Kosovës.

Lajme të përafërta

Lëvizje të mëdha të qytetarëve në fshatin Brod të Dragashit, policia thotë se nuk ka asnjë të arrestuar

TV OPOJA
April 13, 2020

Sot u festua dita e shkollës “Ruzhdi Berisha” dhe 54 vjetori i themelimit të saj (Video, Foto)

TV OPOJA
April 18, 2023

Në AVOKO u mbajt tryezë mbi punësimin dhe barazinë gjinore në vendin e punës, financuar nga BE (Video)

TV OPOJA
March 21, 2023
Exit mobile version