TV OPOJA
Aktuale

Kanë sjellë virusin nga Kosova në Austri, kjo mund t`u kushtojë 1450 euro për person

Hyrja e pakontrolluar nga Kosova në Austri, javën e kaluar, mund të ketë pasoja ligjore për një grup pasagjerësh të autobusit.

Siç është raportuar në të gjitha mediat pas pushimeve të Pashkëve, 34 pasagjerë shkaktuan një shpërthim ndërregjional virusi pasi u zbuluan 18 raste pozitive me koronë, që ata kishin sjellë me vete nga Kosova në Austrinë e Epërme, shkruan krone.at.

Për rastet si ky, rregulloret e koronës janë të qarta: Kushdo që hyn në Austri nga jashtë, me rastin e kontrolleve të rastësishme në kufi duhet të paraqesë dokumentet sa më poshtë: një regjistrim elektronik, të kryer të paktën 72 orë përpara, dhe një certifikatë mjekësore ose një rezultat negativ të testit, trasnmeton albinfo.at.

Pas hyrjes në vend parashihet një karantinë dhjetë-ditore, nga e cila, personi i prekur mund të “lirohet” më shpejt, në ditën e pestë, në rast se paraqet rezultat negativ të testit të ri.

Të gjitha këto dispozita me sa duket i injoruan 34 pasagjerët e një autobusi nga Kosova. Familjet kosovare me qëndrim në Austri ishin atje për vizitë gjatë festës së Pashkëve dhe me rastin e kthimit në Austrinë e Epërme shkaktuan një vatër korone me 18 raste, sa janë të njohura deri më tani.

Por cilat janë pasojat ligjore për pasagjerët? Pyetjes së gazetës “Krone”, ekipi i krizës i shtetit të Austrisë së Epërme i është përgjigjur: “Shkeljet e dispozitave janë të dënueshme sipas Nenit 40 (1) të Ligjit të Epidemive, gjoba maksimale është 1450 euro. Si rezultat, do të ketë dënime nëse vërtetohet në procedurat penale administrative të kryera nga autoritetet se hyrja në Austri është bërë pa u përmbushur kushtet e specifikuara. “

Lajme të përafërta

Mustafa në Mal të Zi: Barrierat politike të mos ndikojnë në bashkëpunimin policor

TV OPOJA
November 15, 2018

Limaj përkrah propozimin e PSD-së për Ligj për dialogun

TV OPOJA
December 8, 2018

Çmenden serbët: Kosova blen në SHBA 4 miliardë dollarë armë, edhe sistemin antiraketor Patriot

TV OPOJA
December 8, 2018
Exit mobile version