TV OPOJA
Kosova

Mustafa në Mal të Zi: Barrierat politike të mos ndikojnë në bashkëpunimin policor

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, po qëndron në një vizitë zyrtare në Republikën e Malit të Zi, ku po merr pjesë në konferencën “Forumi i Resiliencës për Ballkanin Perëndimor”, ndërsa u bëri thirrje qeverive në regjion, që të mos lejojnë që barrierat politike të vihen mbi bashkëpunimin ndër-policor.
Mustafa në këtë konferencë theksoi se ekstremizmi në çfarëdo shkalle të rrezikut të jetë, do të luftohet në mënyrë efikase nëse bashkëpunimi ndërmjet shteteve është në nivelin e duhur.
“Bashkëpunimi ndërmjet shteteve veç tjerash paralizon aftësitë e grupeve ekstremiste që ndikimi i tyre të jetë ndër-kufitar”, tha Mustafa.
“Policia e Kosovës dhe agjencitë tjera të sigurisë në Kosovë, janë të gatshme në bashkëpunim me të gjitha shtetet, pa asnjë dallim. Ekstremizmi luftohet edhe me inkorporimin në luftën ndaj tij, edhe të segmenteve si: arsimi dhe fusha të tjera, me anë të cilave konceptualisht do të parandalohej instalimi i ekstremizmit, së pari si ideologji e pastaj edhe si dhunë e hapur”, tha ministri.
Mustafa potencoi që si një tregues i qartë statistikor që tregon për punën e organeve të sigurisë në Kosovë është fakti së në vitet 2017-18, numri i njerëzve nga Kosova që kanë shkuar në zonat e konfliktit ka qenë zero.
“Ndër masat e rëndësishme që ka ndërmarrë Kosova është hartimi dhe miratimi i Ligjit të posaçëm për dënimin e luftëtarëve në luftëra të huaja. Një ligj i tillë i rëndësishëm është ‘Ligji mbi ndalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në konflikte jashtë vendit’, i miratuar në vitin 2015”, tha ai.
Sipas tij, infrastruktura e mirëfilltë ligjore, veprimet konkrete të agjencive të sigurisë, si dhe bashkëveprimi me segmente të tjera, janë garanci e suksesit në fitoren kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Në ketë konferencë po merr pjesë edhe koordinatori nacional për parandalim të ekstremizmin të dhunshëm dhe radikalizmit nga Zyra e Kryeministrit, Lulzim Fushtica.

Lajme të përafërta

Shtetasit e Shqipërisë do të mund të punojnë lirshëm në Kosovë

TV OPOJA
April 21, 2021

AAK shënon 21-vjetorin e themelimit

TV OPOJA
May 2, 2021

Qeveria Hoti heq reciprocitetin me Serbinë

TV OPOJA
June 6, 2020
Exit mobile version