TV OPOJA
Aktualitet

Burim Piraj, politika biznesi më i fuqishëm që nga kohërat e lashta

Biznesmeni i njohur Opojarë Burim Piraj shpeshherë bën reagim nëpër rrjetet sociale për gjendjen në Kosovë.
Ai së fundi në llogarinë e tij kishte thënë se politika edhe sot e kësaj dite po qëndron si një biznes që përmes të cilit mund të arrin lehtë deri të kapitali.
Sipas Piraj politika që nga kohërat e lashta është biznesi më i fuqishëm ku ju ka mundësuar njerëzve të caktuar të krijojnë kapital në mënyra shumë të lehtë.
Piraj thotë se është për keqardhje që politika si biznes jetën e njeriut e llogaritë në numera e që nuk kursen derisa të arrin qëllimin e vetë.
Po ju përcjellim shkrimin e Burim Piraj në Facebook:

Që nga kohërat e lashta biznesi më i fuqishëm që ua ka mundësuar njerëzve të caktuar në mënyrë shumë të lehtë të vijnë deri te kapitali ka qenë dhe po vazhdon të mbetet POLITIKA!
Pjellë e këtij biznesi janë të gjithë luftërat!
Është për keqardhje që politika si biznes jetën e njeriut e llogarit si numër dhe nuk e kursen derisa të arrin qëllimin e vetë.
I gjithë biznesi i ndershëm është detyrimisht i sunduar nga politika dhe punon nën diktat të politikës dhe për politikën.
Çka të them më shumë, ju që i shtjelloni gjërat dhe keni aftësi për analizë kritike pjesën tjetër e dini.

Lajme të përafërta

Vdekje e dyshimtë në fshatin Zlipotok të Dragashit

TV OPOJA
June 6, 2020

Rritja e zogjve për mish në fermën EKO Sharri (Video)

TV OPOJA
April 2, 2019

LVV në Sharr fillon me nënshkrim të peticionit pranë zyres në qytet, thonë se do vazhdojnë edhe në Bresanë ditën në vijim

TV OPOJA
June 2, 2020
Exit mobile version