TV OPOJA
Aktuale

Inspektorati Policor kërkon të blejë 50 mijë euro një xhip luksoz

Inspektorati Policor i Kosovës ka shpallur tender publik për blerjen e një xhipi luksoz dhe për këtë qëllim ka paraparë të shpenzojë hiç më pak se 50 mijë euro. Në mesin e 29 specifikimeve teknike të detyrueshme timoni i automjetit, të cilin po e kërkon Inspektorati Policor, duhet të jetë nga lëkura me komandë për radio dhe për zërim, shkruan gazeta “Zëri”.

Hiç më pak se 50 mijë euro pritet t’i shpenzojë Inspektorati Policor i Kosovës për blerjen e një xhipi luksoz. Në platformën elektronike të Prokurimit Publik thuhet se operatorët ekonomikë që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces të prokurimit duhet të kenë një autorizim nga prodhuesi, ose të dilerit që është i autorizuar nga prodhuesi, se është i autorizuar për shitjen dhe për servisimin e automjetit që ofertoni.

Po ashtu operatori ekonomik duhet të ketë një deklaratë të përputhshmërisë së specifikave teknike, deklaratë e ofrimit të garancive tregtare sipas prodhuesit për pjesët mekanike, elektrike, të pajisjeve elektronike, të korezionit dhe të ngjyrës.

Lajme të përafërta

Formimi i Ushtrisë së Kosovës, a u luhatën raportet e Kosovës me NATO-n?

TV OPOJA
December 15, 2018

Themelohët tifogrupi “UJQIT e SHARRIT”, lojtari i 12-të i KFOPOJA në fushën e blertë!

TV OPOJA
May 8, 2022

Avokati i njohur e quan veprim të ligjshëm vrasjen e ‘hajnit’

TV OPOJA
November 28, 2018
Exit mobile version