TV OPOJA
Shëndetësi

Informim për Ariun e murrmë dhe shqetësimet e banorëve Pouska të Prizrenit.

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtare Sharri është duke e përcjell në vazhdimësi shqetësimet dhe frikën e banorëve të fshatit Pouska të Komunës se Prizrenit që ditëve të fundit janë shfaqur si pasojë e dëmtimit të bagëtive të banorëve të fshatit dhe mundësisë së ndonjë sulmi në njerëz.

DAPK “Sharri” pasi që është informuar rreth dëmeve të shkaktuara nga ariu menjëherë ka informuar strukturat udhëheqëse të Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Kemi mbajtur takime të vazhdueshme me institucionet e MMPH/AMMK siç janë Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, Inspektoratin e Mjedisit dhe Divizionin e Natyrës ku është diskutuar për mundësin e gjetjes së zgjidhjeve për të ju përgjigjur shqetësimit të banorëve të fshatit Pouska.

DAPK “Sharri” është duke e trajtuar këtë rast si dhe është duke punuar në gjetjen e zgjidhjes të këtij problemi konformë legjislacionit në fuqi.
Në kuadër të këtyre përpjekjeve DAPK “Sharri” ka mbajtur takime të vazhdueshme edhe me institucionet lokale të Komunës se Prizrenit përkatësisht me Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri, Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillimin Rural, pastaj me Policinë e Kosovës dhe me Shoqatën e Gjahtarëve Sharri në Prizren.

Gjatë këtyre takimeve është diskutuar për marrjen e masave të menjëhershme që të veprohet në mbrojtjen e banorëve të fshatit Pouska përmes patrullimeve të vazhdueshme 24 orëshë të Policisë së Kosovës, zyrtareve të PK Sharri dhe shoqatës së Gjahtarëve Sharri, në këtë vendbanim dhe në momentin që bëhet identifikimi i ariut të kontaktohen edhe zyrtaret e Strehimore Parku i Arinjve në Mramore – Prishtinë për mundësin e trajtimit të ariut.

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtare Sharri me qellim të parandalimit të ndonjë fatkeqësia ndaj banoreve të fshatit Pouska por edhe ndaj banorëve që jetojnë afër kufirit të Parkut Kombëtare kërkon që të jenë më të kujdesshëm. Prandaj për këtë qëllim kërkojmë nga banorët që në rast se shohin apo hasin në ariun menjëherë të lajmërojn Policinë e Kosovës apo zyrtaret e Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtare Sharri.
Ps. teksti AMMK

Lajme të përafërta

QKMF “Adem Berisha” në Dragash pranon një donacion nga Action for Mothers and Children

TV OPOJA
June 2, 2022

Një 69 vjeçar nga Dragashi dyshohet se është infektuar me linë e majmunëve

TV OPOJA
June 4, 2022

Në spitalin e Prizrenit dërgohet një person pa shenja jete

TV OPOJA
January 4, 2022
Exit mobile version