TV OPOJA
Aktuale

Një 69 vjeçar nga Dragashi dyshohet se është infektuar me linë e majmunëve

Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka konfirmuar një rast të dyshimtë me linë e majmunëve.

Sipas komunikatës, pacienti i dyshuar, një burrë nga komuna e Dragashit, është pranuar dje në Klinikën Infektive.

Burri është i moshës 69- vjeçare.

“Është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK me datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabile. Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Holandë kurse rezultatet do të bëhen të ditura më pas.

Sipas Ministrisë situate është stabile.

Njoftimi i plotë:

Një 69 vjeçar nga Dragashi dyshohet se është infektuar me linë e majmunëve

Lajme të përafërta

Nenkryetari i deges se LV, Uran Halimi, zgjidhet kandidat per deputet nga radhet e LV

TV OPOJA
January 13, 2021

Policia shqiptare sulmohet me vezë dhe gaz

TV OPOJA
November 15, 2018

Borë në Kosovë, fillojnë përgatitjet e duhura për sezonin dimëror

TV OPOJA
November 18, 2018
Exit mobile version