Sot në komunën e Dragashit u përuruan dy projekte madhështore në të mirë të sportistëve, konkretisht fusha e stadiumit të futbollit dhe rruga e re për në stadium.
Në një ceremoni ku ishin të pranishëm kryetari i komunës me stafin komunal, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, deputetja nga Parlamenti i Kosovës, pjestarë nga KFOR-i turk, Policia e Kosovës, OVL e UÇK-së, futbollistë e qytetarë.
Kryetari i komunës falënderoi kryetarin Ademi dhe ministren e zhvillimit rajonal për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe premtoi investime edhe më të mëdha në këtë stadium. Nga ana tjetër, kryetari i Federatës premtoi mbështetje dhe në shenjë respekti i dhuroi një fanellë kryetarit me nënshkrimin e të gjithë lojtarëve të përfaqësueses së Kosovës.
Zëvendësministri z. Tafarshiku dhe deputetja Duda Balje uruan sportistët për këtë fushë dhe u deshëruan atyre suksese në vazhdim. Në fund, pas prerjes së shiritit, u zhvilluan dy ndeshje miqësore për të argëtuar të pranishmit.
©TVOPOJA