TV OPOJA
Aktuale

Hoti: I lejova zgjedhjet e Serbisë në Kosovë sepse ka marrëveshje me ndërkombëtarët

Kryeministri Avdullah Hoti nga Peja ka komentuar edhe vendimin për lejimin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë.

Ai tha se ka zbatuar marrëveshjet e kaluara të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë për një vendim të tillë, njofton Klan Kosova.

“Nga viti 2011-2012 ka një aranzhim në mes të institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë për organizmin, menaxhimin dhe mbledhjes së votave. Kam lejuar mbajtjen për të njëjtat aranzhime, përmes OSBE-së”.

Hoti atje foli edhe për dialogun duke thënë se me ndërmjetësimin e SHBA-së, Kosova do të bëhet qendra e aktivitetit ekonomik e rajonit.

“Presim të rifillomë procesin e dialogut. Fokusi do të jetë në bashkëpunimin ekonomik, bashkë me ministrin e Infrastrukturës dhe kabinetin qeveritar jemi duke zhvilluar projekte madhore që do të ndryshojnë komplet peizazhin ekonomik të Kosovës dhe krejt regjionit. Janë disa projekte që për një periudhë do ta kthejnë Kosovën në një qendër të aktivitetit ekonomik në nivel të regjionit”.

Hoti tregoi edhe arsyen e vizitës në Pejë.

“Në Pejë jemi për bashkërendim të aktiviteteve dhe për të ndërtuar strukturat e nevojshme për të luftuar pandeminë edhe për të ndarë fondin e paraparë për komunat për rimëkëmbje ekonomike që është pjesë e buxhetit prej 384 milionë eurosh dhe pas kësaj do të vazhdojmë në ecjen e bjeshkët e Rugovës si formë për promovimin malor. Për shkak të pandemisë pres që sivjet njerëzit të shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi të turizmit malor, Peja është vendi kryesor për këtë. Do të shkojmë nga një bujtinë në tjetrën për të promovuar resurset malore të bjeshkëve të Rugovës dhe për të biseduar edhe me pronarët për mbështetjen që duhet t’ua japim për t’ua gjallëruar biznesin atyre”.

Lajme të përafërta

Totaj tregon se a do të futet PDK’ja në qeveri: Për shkak të situatës politike, mund të jemi fleksibil

TV OPOJA
October 3, 2020

Viktor Buzhala: Po i arrestojmë me mburrje ata që i arrestoi e torturoi UDB-a pse e rrezikonin Serbinë

TV OPOJA
January 7, 2022

Vonohen ligjet për ushtrinë

TV OPOJA
November 2, 2018
Exit mobile version