TV OPOJA
Kosova

Haxhi Avdyli njofton se Qeveria Kurti po harton sot planin qeverisës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka thënë sot se momentalisht gjendet në Qeveri të Kosovës, ku edhe kryeministri Albin Kurti me ministra po e harton planin qeverisës.

Në një shkrim në Facebook, Avdyli ka shkruar se është duke dëgjuar dhe duke dhënë propozime për programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

“Duke dëgjuar e diskutuar si dhe duke dhënë propozime të reja për programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme. #shëndetësi #mirëqenjesociale”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka finalizuar programin Qeverisës.

Kryeministri Albin Kurti tha se një gjë të tillë do ta bëjnë sapo të kthehet nga Brukseli ku edhe qëndroi së bashku me dy zëvendësit e tij.

“Ne jemi në ditët e fundit të finalizimit të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, i përqendruar në investime për krijimin e vendeve të punës dhe drejtësinë për të luftuar korrupsionin. Menjëherë pasi të kthehem nga Brukseli javën tjetër, ne do të paraqesim programin në Kuvend për miratim dhe do të fillojmë agjendën tonë transformuese”, kishte shkruar Kurti në Twitter.

Lajme të përafërta

DREJTORËT E TRI SHKOLLAVE KANË NËNSHKRUAR ZYRTARISHT MEMORANDUMIN E BASHKËPUNIMIT NDËRMJET SHKOLLAVE

TV OPOJA
April 26, 2019

Prizreni, Komuna e parë që ka përfituar nga programi “Subvencione për Efiçiencë të Energjisë”

TV OPOJA
April 29, 2021

Profesori Hajriz Meleqi, dërgon kritika të ashpëra ndaj Edi Ramës dhe gazetës “Lapsi”

TV OPOJA
January 17, 2020
Exit mobile version