TV OPOJA
Arsim

DREJTORËT E TRI SHKOLLAVE KANË NËNSHKRUAR ZYRTARISHT MEMORANDUMIN E BASHKËPUNIMIT NDËRMJET SHKOLLAVE

Pas takimit paraprak të tri shkollave që patën realizuar drejtorët e tri shkollave, Fadil Shaqiri -Bardhoc, Haxhi Lajqi -Dacaj dhe Ziqiri Skenderi -Bellobrad, ditë më parë në fshatin Bardhoc të Kukësit, Me sukses është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit të IPSHF” Dacaj”, Shkollës fillore të mesme të ultë “Sezai Surroi” nga Bellobradi i Dragashit dhe Shkollës së mesme të bashkuar “Elmaz Ademi” nga Bardhoci iKukësit. Me rastin e këtij nënshkrimi vëllazëror të bashkëpunimit të shkollave, pos drejtorëve, mësimdhënësve të tri shkollave, ishte prezent edhe drejtori i DAR z. Skender Ahmeti, i cili erdhi me ftesë nga ana e drejtorit të SHF “DACAJ” z. Haxhi Lajçi. Fillimisht përfaqësuesit e shkollave nga Shqipëria dhe Kosova kanë hospituar në disa orë të mësimit, ku panë së afërmi punën e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Drejtori i DAR nga qyteti i Kukësit ka vlerësuar lartë punën e drejtorit dhe të gjithë stafit të kësaj shkolle. Ky pati fjalë mirënjohje për punën e nxënësve edhe përkundër kushteve jo aq të mira të infrastukturës shkollore dhe mjeteve mësimore që posedon shkolla nxënësit janë të shkëlqyeshëm. Pas vizitës që mysafirët realizuan nëpër disa orë të mësimit të ciklit të ulët dhe ciklit të lartë, janë kthyer në zyrën e drejtorit të shkollës fillore “Dacaj” z. Haxhi Lajçi ku zyrtarizuan me nënshkrimin dhe vulosjen e memorandumit të bashkëpunimit ndëshkollor. Pas ceremonisë së nënshkruar mysafirët kolektivi i shkollës nikoqire ka ftuar në një drekë vëllazërore për të shijuar ushqimet tradicionale të vendit, të cilat i kishin përgatitur vet mësimdhënësit enkas për këtë ditë të shënuar në shenjë respekti dhe nderimi kjo drekë u quajt “Sofra vëllazërore”. Drejtori i DAR dhe drejtorat e dy shkollave tashmë mike kanë vlerësuar lartë mikëpritjen e organizuar nga stafi i shkollës fillore në Dacaj, duke i ftuar mësimdhënësit që në radhën e parë që do të marrin udhën e Kosovës dhe të Shqipërisë të kthejnë në një vizitë pune së bashku me nxënës. Paraprikisht aktivitetet mes tri shkollave do të jenë në procesin edukativo – arsimore, kulturore edhe sportive. Krejt në fund të kësaj vizite zyrtare, nikoqiri i kësaj shkolle z. Haxhi Lajçi ka realizuar bashkë me mysafirët një shetitje të shkurtër të qytetit të Rozhajës, veçuar muzeun e “Kullës së Ganiëve” e cila është simbol i qëndresës, jetës dhe logo e kësaj komune.

Lajme të përafërta

Haxhi Avdyli njofton se Qeveria Kurti po harton sot planin qeverisës

TV OPOJA
May 3, 2021

Veton Halili emërohet shef i kabinetit në Zyrën e Kryetarit.

TV OPOJA
January 17, 2022

31 policë dhurojnë gjak vullnetarisht

TV OPOJA
November 17, 2021
Exit mobile version