Humanisti dhe kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë të ditur se edhe në Dragash në bashkëpunim me Komunën do të ndërtojnë shtatë shtëpi.
Këtë e bëri të ditur Kastrati me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Kastrati tha se sot kanë filluar ndërtimin e këtyre shtëpive duke shtuar se Komuna ka ndarë 5 mijë euro për këto shtëpi.
“Sot nënshkruam memorandum bashkëpunimi me Komunën e Dragashit për ndërtimin e 7 shtëpive në këtë Komunë ku për secilën shtëpi Komuna do të partecipon me shumën prej 5 mijë eurove ndërsa pjesën tjetër “Jetimat e Ballkanit” përmes donatorëve të saj”, ka shkruar Kastrati në Facebook.
Postimi i humanistit Halil Kastrati i plot
Sot edhe 7 Shtepi te reja ne Dragash 😊
Sot nenshkruam memorandum bashkepunimi me komunen e Dragashit per ndertimin e 7 shtepive ne kete komune ku per secilen shtepi komuna do te partecipon me shumen prej 5 mije eurove ndersa pjesen tjeter Jetimat e Ballkanit permes donatoreve te saj
Sot nenshkruam dhe sot ja nisem ndertimin e shtepive
Jetima, Veteran, te semure e te lodhur
Ahhh sa emocione, sa lote gezimi e sa lutje ne kete muaj te shenjte prej ketyre familjeve per ju o bamires dhe per ne
Kjo ishte gjendja e 7 familjeve qe i vizituam sot ne komunen e Dragashit
I nisem 7 shtepi te reja per shtate familje ne keto fshatra te Dragashit
Ne qytetin e Dragashit
Ne fshatin Radesh
Ne fshatin Shajne
Ne fshatin Plave
Ne fahatin Kuk
Ne fshatin Bresane
Ne fshatin Blaq
Bamires Zoti ju gezofte🙏