TV OPOJA
Aktualitet

Shënohet dita e pavarësisë në Dragash (Video)

Aktivitetet për nder të ditës së pavarësisë vazhduan edhe sot me Akademinë Solemne në Kuvendin Komunal, Kryetari i Komunës z. Shaban Shabani lavdëroi punën dhe sakrificën e të rënëve për liri, Gjithashtu përfaqësuesë të familjarëve të Dëshmorëve e të OVL-së përkujtuan këtë ditë të madhe.

Menjëherë pas përfundimit të Akademisë, u bënë homazhe në Shtatoren e Adem Jasharit, në Varrezat e Dëshmorëve në Dragash e në fshatin Buqe, ku dhe u vendosën kurora e lule.

Pas homazheve, SHKA “Bresana, me nxënës të shkollave fillore e hapen programin me valle e tupana në qendër të Dragashit, në valle u bashkuan edhe qytetar që kishin dalur në shesh për të festuar.  Më pas u vazhdua me koncertin, ku me këngë të ndryshme performuan këngëtarë të trevës sonë e nga jashtë saj.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Ramazan Fetahu sjellë botimin e radhës “Filozofia morale e Farabiut”

TV OPOJA
June 6, 2019

Asnjë i infektuar nga personat e kontaktit me infermierin nga Zaplluxhja

TV OPOJA
April 26, 2020

Pllava një nga fshatrat më të lashta dhe më të mëdha të trevës së Opojës

TV OPOJA
May 13, 2019
Exit mobile version