E lexova një shkrim në lidhje me arrestimin e mikut tim të hershëm Bedri Halimi dhe me të vërtetë më shqetësoi mënyra si ndodhi ky arrestim.
Me akuzën “për mosveprim të ndalimit të ndërtimeve…” i bëhet një arrest spektakular, thuajse kishte rrezik aq të madh që i akuzuari do të arratisej. Por edhe nëse ky rrezik do të ekzistonte, pse duhej patjetër të thirreshin mediumet?!
Pushteti aktual, për të treguar se e mbanë fjalën e dhënë për burgosjen e hajnave, thërret pra mediumet, e kamerat televizive, për ta parë populli se gjoja po bën luftë të madhe ndaj korrupsionit. E në fakt nuk bënte asgjë tjetër por thjeshtë bënte marketing. Tek e fundit, i arrestuari as që akuzohet për korrupsion por për “mosveprim të ndalimit të ndërtimeve”. E dihet sa ndërtimi i paligjshëm ka ndodhë në Kosovë. Pse duhej të veprohej në këtë mënyrë vetëm ndaj këtij përdorsoni?
Por nejse, ta shohim çfar po konstaton gjykata, por nëse ai del i pafajshëm, kush do të jap llogari për këtë linqim të tmerreshëm të dinjitetit dhe integritetit personal të njeriut, duke e prezantuar sikuar ai është megahajni I Kosovës?! Të prezentohet mediatikisht në atë mënyrë një person që jeton ende në një banesë me qira, kur dhjetëra të tjerë nuk ja dijnë fundin pasurisë, është më tepër se idiotizëm.
Unë Bedri Halimin e njoh në kohët e rënda të robërisë ku ai me stoiciozëm I përballoj makinerisë vrastare të pushtetit jugosllav që nga vitet 80-ta, dhe 90-ta duke përjetuar torturat më të rënda të inkuzicionit të shtetit të atëhershëm antishqiptar. Të atij shteti që edhe sot struktura të caktuara të pushtetit kanë ende nostalgji.
Duke e njohur natyrën dhe karakterin e tij unë besoj në pafajësinë e tij. Të paktën jo të asaj natyre që të që ti bëhet një publicitet liqnues aq i madh në shkallë kombëtare.
I uroj mikut Bedri Halimi shëndet dhe lirim sa më të shpejtë!
Autor Haki Morina ish i burgosuri politik!