Deri sa para do kohë tërë mediat e Kosovës, por edhe institucione merreshin me një ari, i cili shfaqej në rrethinat e Prizrenit, bëhet e ditur se kohët e fundit janë parë edhe dy të tjerë.
Mediat serbe kanë publikuar një postim të llogarisë së Manastirit të Deçanit në rrjetin social Twitter, në të cilin janë paraqitur disa fotografi e xhirime të dy arinjve, të cilat thonë se ua kanë dërguar nga Manastiri i Shën Arkangjelit, në afërsi të Prizrenit.
Bëhet e ditur se “rojat e manastirit”, siç i kanë quajtur ata, janë parë para tri javësh në afërsi të mureve të ndërtesës.