Sherife Ninaj nga fshati Milaj i Hasit të Prizrenit, e ka festuar sot datëlindjen e 112-të, së bashku me familjen.
Ajo, për shkak të moshës nuk është në gjendje të komunikojë, për të rrëfyer jetën e saj.
Nipi i saj, Ali Ninaj tregon se në bazë të dokumenteve, Sherifja ka lindur në vitin 1907, shkruan “PrizrenPress”.
“ Sipas dokumenteve , lokja ka lindur në vitin 1907, prandaj sot ia kemi festuar datëlindjen”.
Sherifja ka problem me harresë.
“ Nuk mban mend . Harron shumë”, tregon ai./PrizrenPress.com/