TV OPOJA
Aktuale

Krasniqi: Ushtarët nuk luftuan për zhvatje e privilegje personale!

Sot janë bërë 21 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore serbe që u zhvilluan në Vojnik.

Ish- zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi kujton këtë nismë si periudhe të rëndësishme për historinë e Kosovës.

Pjesë e këtyre luftimeve ishte edhe komandanti legjendar, Adem Jashari me çetën e tij.

“Nismëtar i këtyre luftimeve ishte Abedin Rexha nga Vojniku. Në ato luftime veç ushtarëve të fshatrave të përmendur e ku merrte pjesë edhe Komandanti Legjendar, Adem Jashari me çetën e tij që kishte përgatitje të lartë profesionale. Përgatitja më e lartë profesionale e këtyre luftëtarëve ishte atdhedashuria. Këta luftëtarë lirie, po udhëheqshin nga filozofia e njohur e popullit: “ Më mirë një ditë Sokol se njëqind vjet sorrë”, ka thënë Krasniqi në një bisedë për Indeksonline.

Pas kësaj, Krasniqi kujton datën e 26 nëntorit, kur UÇK-ja korri fitore të shkëlqyer.

“Në luftimet e 26  nëntorit 1997, UÇK-ja korri një fitore të shkëlqyer. Policia serbe u tërhoq me turp, dhe në tërheqje e sipër në Llaushë vrau mësuesin Halit Geci, i cili u varros më 28. XI. 1997. Për t´i bërë nderime mësuesit nga Llausha kishin ardhur ndoshta mbi 20.000 veta nga e mbarë Kosova. Ata kishin ardhur edhe për fitoren e betejës së parë frontale edhe për t’i parë pjesëtarët e UÇK-së. Kjo ngjarje ishte paralajmëruesja më serioze e një Epoke të Lavdishme – EPOKES SË UÇK-së e cila i dha jetë e liri një pjese të madhe të kombit shqiptar!”, ka rrëfyer tutje ai.

Tutje, Krasniqi ka komentuar edhe listat e veteranëve të rrejshëm.

Sipas tij, luftëtarët e vërtetë kurrë nuk kanë luftuar për zhvatje.

“Një gjë e di dhe e di mirë! Luftëtarët e njëmend kurrë nuk kanë luftuar për të zhvatur asnjë kacidhe duke bërë sehire! Luftëtarët, kurrë nuk kanë luftuar për privilegje personale e dembeli, por për punën me djersë e zhvillim! Fenomenet e çoroditura të pas luftës, me asgjë nuk mund të lidhen me zhvillimet e luftës së lavdishme e çlirimtare!”, vlerësoi tutje ai.

Pas gjithë këtyre viteve, Krasniqi thotë se Kosova nuk është aty ku dëshironin idealistët e djeshëm.

“Kosova është e lirë, e pavarur, sovrane dhe demokratike. Sigurisht, Kosova nuk është aty ku do ta dëshironin idealistët e djeshëm, por janë hapur shumë mundësi që idealistet e sotëm ta realizojnë aspiratën e gjeneratave që flijuan shumë nga jeta e tyre. Zhvillimet progresive në asnjë komb, i madh apo i vogël nuk zhvillohen me një hop!”, ka shtuar ai.

Lajme të përafërta

Dështon seanca për Trustin, shpërndahen deputetët

TV OPOJA
June 22, 2022

Kjo është pasuria e kryeinspektorit të arrestuar sot në aksionin policor

TV OPOJA
January 6, 2022

Kosova duhet ta ndërpresë përkohësisht dialogun me Serbinë

TV OPOJA
November 22, 2018
Exit mobile version