TV OPOJA
Aktualitet

Gjobiten 3 subjekte afariste për mosrespektim të masave anti Covid në Dragash

Të martën, me datë 01.09.2020, janë gjobitur 3 subjekte afariste në Komunën e Dragashit të cilat nuk i kanë respektuar masat anti Covid të caktuara nga Qeveria e Kosovës.

Inspektorati sanitar nga niveli qëndror dhe komunal të shoqëruar nga Policia kanë bërë kontrollimin e bizneseve duke verifikuar nëse po respektohen masat anti-Covid, meqë rast janë dënuar 3 biznese raporton televizioni Opoja.

Bizneset që janë dënuar janë nga 2 nga fshati Blaç, dhe një nga fshati Zgatar.

Inspektorati sanitar ka apeluar që të gjithë t’i respektojnë masat e caktuara nga Qeveria e Kosovës e IKSHPK, duke theksuar se do të ketë kontrolla të vazhdueshme që të sigurohet që këto masa të respektohen.

Lajme të përafërta

Kaltrina Salihu zotohet para kryeministrit për të bërë ndryshimin në komunën e Dragashit

TV OPOJA
August 27, 2021

Aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje tubohen në fshatin Zym të Opojës.

TV OPOJA
January 19, 2020

Një shembull i mirë nga familja Cenaj nga Pllava

TV OPOJA
November 3, 2020
Exit mobile version