TV OPOJA
Diaspora

Gjermania dhe Zvicra, kryesojnë me dërgesa nga diaspora

Gjermania paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD (10.3 milionë euro), pasuar nga Zvicra me 5.6 milionë euro, SHBA-të me 4.3 milionë euro.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 40.4 përkatësisht 21.7 përqind e gjithsej remitencave.

Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 6.7 përqind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.

Llogaria financiare deri në shkurt 2019 shënoj bilanc prej 41.8 milionë euro (11.8 milionë euro deri në shkurt 2018). Në kuadër të llogarisë financiare, hyrjet e IHD-ve në Kosovë arritën vlerën prej 44.7 milionë euro duke shënuar rritje prej 54.9 përqind krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018.

“Në kuadër të strukturës së IHD-ve, kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 41.2 milionë euro dhe shënoj rritje prej 21.1 përqind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerë prej 3.4 milionë euro (-5.2 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2018)”, thuhet në raportin ‘Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike”, raporton RTKlive.

Sipas BQK-së niveli më i lartë i IHD-ve u shënua në sektorin e patundshmërisë (29.1 milionë euro), mirëpo krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018 kishte rënie për 5.7 përqind, përcjell opoja.tv.

“Sektori i dytë për nga rëndësia ishte ai i shërbimeve financiare ku niveli i IHD-ve ishte 11.5 milionë euro apo 47.4 përqind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018. Sa i përket origjinës së IHD-ve, Gjermania paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD (10.3 milionë euro), pasuar nga Zvicra me 5.6 milionë euro, SHBA-të me 4.3 milionë euro, etj”, thuhet në raportin ‘Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike”.

Lajme të përafërta

Çifti kosovar udhëtoi për pushime në Kosovë, duke qenë në Austri në karantinë

TV OPOJA
February 3, 2022

Zvicra do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në sektorin e ujërave

TV OPOJA
November 30, 2018

Zvicrra me masa të reja për mërgimtarët nga Kosova

TV OPOJA
June 11, 2022
Exit mobile version