TV OPOJA
Aktuale

Zvicra do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në sektorin e ujërave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e përkrahjes nga Qeveria Zvicerane ndaj Këshillit Ndërministror për Ujëra në Kosovë deri në vitin 2020.
Me këtë rast, Haradinaj ka falënderuar Qeverinë e Zvicrës për ndihmën që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në të gjitha fushat, veçmas në atë të ujërave.

Ai e ka vlerësuar lart kontributin e shtetit zviceran për Projektet e financuara, e të cilat kanë ngritur furnizimin me ujë të pijes te shumica e amvisërive në Kosovë, si në zonat rurale po ashtu ato urbane, prej 47% mbulueshmëri në vitin 1999 në gati 94% furnizim me ujë në ditët e sotme.
“Qeveria e Zvicrës që nga viti 1999, në vazhdimësi ka përkrahur sektorin e ujërave në Kosovë në të gjitha nivelet dhe prej vitit 2009 është përkrahëse e Këshillit Ndërministror për Ujëra në Kosovë që nga themelimi i tij”, ka thënë Haradinaj.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, tha se me këtë marrëveshje Qeveria Zvicerane do të vazhdojë mbështetjen e Këshillit Ndërministror për Ujëra deri në vitin 2020.

Lajme të përafërta

“Të rinjtë nuk duan të punojnë, vende të punës ka mjaft”

TV OPOJA
November 17, 2018

Sa janë të mjaftueshëm 33 cent në ditë për fëmijët në Kosovë?

TV OPOJA
November 10, 2018

Shqipëria dhe Serbia diskutojnë heqjen e barrierave doganore

TV OPOJA
November 20, 2018
Exit mobile version