Të dielën në Komunën e Dragashit janë arrestuar katër persona, tre prej të cilëve për mosrespektim të masave ndaj pandemisë Covid-19 dhe një tjetër për zjarrvënie.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës .
Sipas raportit, tre të arrestuarit e parë janë fshatrat Brod dhe Shajne, kurse tjetri nga fshati Brezne.
Ky i fundit dyshohet se ka ndezur zjarrin në pronën e tij private, prej afro 10 hektarësh, zjarr ky i cili me vonë është lokalizuar edhe nga njësiti i zjarrfikësveNë raportin e PK-së bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, katër të arrestuarit janë liruar në procedure të rregullt.