TV OPOJA
Aktualitet

Lirohen nga taksa shëndetsore pacientet e komunës së Dragashit, deri në perfundim të pandemis

Në seancën e fundit në Kuvendin komunal në Dragash një ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe kërkesa e grupit parlamentar të PDK-së.

Në seancen e 29 janarit në kuvendin komunal u dha propozim nga asambleisti Artan Loashaj si pikë e rendit të ditës për lirimin e qytetareve nga participimi, ndersa në seancen e 28 prillit komiteti mori vendim që asambleistja Xhemile Misinaj në emër të delegatit Artan Loshaj ta paraqet këtë kërkës, meç’rast edhe u votua pro kësaj pike.

Me shumicë votash është miratuar kjo kërkes e cila nga sot (22.05.2021) do të hyjë në fuqi njofton televizioni Opoja.

Lirimi i pacientëve nga participimi dhe taksa shëndetësore do të jetë përgjatë kohë sa të zgjasë pandemia Covid-19.

Nga sot janë të obliguar qendrat e Mjekësisë Familjare në komunën e Dragashit të zbatojnë këtë vendim.

Ky është vendimi i siguruar nga redaksia editoriale e televizionit Opoja.

Lajme të përafërta

Krasniqi i Vv-së: Tallet me komunën e Dragashit, më mirë të kishin qenë vendore ato farë Birra

TV OPOJA
April 18, 2019

Profesori Fatmir Mehmeti mban Online orën mësimore me nxënësit

TV OPOJA
March 16, 2020

Drejtori i QKMF-së në Dragash, Ramadan Jashari, flet për gjendjen aktuale

TV OPOJA
April 13, 2020
Exit mobile version