TV OPOJA
Arsim

Gjashtë kabinete të Shkencave të Natyrës për shkollat e komunës së Dragashit

Drejtoria e Arsimit në Dragash vazhdon me investime në shkollat e komunës së Dragashit.

Përmes zbatimit të këtij projekti ( paisjen e gjashtë shkollave me laboratore të Shkencave të Natyrës ) synohet të krijojmë gjenerata të ardhshme të qytetarëve të cilët do të sjellin vendime në bazë të analizës së fakteve dhe do të mendojnë në mënyrë kritike.
Nevojave të shkollave për pajisje me mjete bashkëkohore mësimore po i përgjigjemi që të zhvillohet mësimi në lëndët e shkencave të natyrës për realizim të suksesshëm të programeve mësimore në arsim.

Synimi ynë është avancimi i mjedisit për mësim në shkolla, me theks të veçantë në krijimin e klasave multifunskionale, kabinete të pajisura me teknologji informative moderne dhe laboratorë për shkenca natyrore.

 

Lajme të përafërta

Në Dragash fillon vaksinimi i kategorive më të rrezikuara nga gripi sezonal (Video)

TV OPOJA
December 1, 2020

Apel për qytetarët e Komunës së Dragashit për kujdes të shtuar në trajtimin e zjarrit

TV OPOJA
June 30, 2022

Pensionohët sekretari i kryesis së BIK-ut, Resul Rexhepi

TV OPOJA
January 18, 2019
Exit mobile version