TV OPOJA
Aktuale

Gjasat dhe puna e shtetit për anëtarësimin në Interpol, 3 javë para mbledhjes

Edhe pak ditë kanë mbetur deri në ditën kur Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it do të mbaj mbledhjen e radhës, në agjendë të së cilës është edhe anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë.

Më 29 nëntor do të jetë dita kur do të kuptohet nëse Kosova do të arrij të ketë sukses të bëhet pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare policore, shkruan Indeksonline.
Të gjitha institucionet e vendit tash e një kohë kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që vendi të anëtarësohet në INTERPOL, pavarësisht fushatës së Serbisë, e cila ka lobuar kundër kësaj çështje.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha në një prononcim për Indeksonline ka thënë se tani janë në një periudhë kur duhet të flitet sa më pak, e të punohet më shumë.

“Interpoli është një çështje e rëndësishme dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm se si e plasojmë në publik”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, institucionet vendore janë duke u marr seriozisht me këtë cështje të rëndësishme të aspektit të sigurisë.

“Meqenëse jam përgjegjës për Politikat e Sigurisë në kuadër të MPJ mund të ju themi se së bashku me MPB dhe ZKM jemi në involvim të plotë”, ka theksuar Berisha.

E ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, i cili është edhe njohës i çështjeve të sigurisë thotë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për t’u pranuar në INTERPOL dhe se ka pasur edhe angazhime konkrete institucionale.

Në një deklaratë për Indeksonline, Selimi ka thënë se fatkeqësisht, edhe kjo çështje si shumë të tjera në raporte me Kosovën, është bërë shumë politike, seç do të duhej të ishte.

“Kjo çështje madje hyn në kuadër të diplomacisë së shkopit dhe karotës. A jemi për shkop, sigurisht jo. A jemi për karotë, nuk jam i sigurt. Prandaj vështirë t’ja qëllojmë. Spekulimet vetëm sa e lëndojnë këtë proces. Është bërë çka është bërë tani të presim me shpresë dhe pa shumë zhurmë”, ka theksuar Selimi.

Sipas tij, dështimi për anëtarësim është i dëmshëm për Kosovën, e mbase akoma më i dëmshëm për vet organizatën.

“Mbase ka ardhur koha ta rishikojmë bashkëpunimin tonë aktual me Interpolin. Është krejt e pakuptimtë që kjo organizatë t’i shfrytëzoj shërbimet tona, ndërkohë që s’na lejon të bëhemi pjesë e saj. Dhe ky bashkëpunim duhet të bëhet çështje për të vazhduar pastaj edhe lobimin tonë deri në pranim. Pra ata duhet ta kuptojnë se ky vend i vogël mund të luaj rol të madh në luftimin e krimit dhe krimineleve ndërkombëtare, i dëshmuar me dhjetëra raste deri më tani”, ka thënë tutje Selimi.

Ai ka shtuar se INTERPOL duhet ta kuptoj se mospranimi i Kosovës në këtë organizatë është thirrje për kriminelët ndërkombëtare që t’ia mësyjnë vendit tonë për strehim.

Se Kosova do të arrij të bëhet njëra ndër shtetet anëtare të INTERPOL-it është optimist njohësi i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja.

Ai ka thënë për Indeksonline se kësaj here interesimi ishte më i madh që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL.

“Interesimi ynë për anëtarësim në INTERPOL kësaj here ka qenë shumë i madh dhe mund të them se është një organizim i mirëfilltë, diplomatik, shpjegues në teren, nëpër shtetet e ndryshme dhe kujtoj se është marr një hap shumë pozitiv në këtë drejtim”, ka potencuar Qehaja.
Ai ka shtuar se në bazë të të dhënave që posedon, Kosova ka bërë një punë të mirë në lobim dhe gjasat që të marr lajm pozitiv janë më të mëdha se herëve të kaluara.

“Kam të dhëna konkrete që unë kam dëgjuar se vërtet është punuar mjaftë, e kuptohet që Serbia zyrtare e ka nuhatur këtë dhe kanë ndërmarr një aksion diplomatik për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë shumë të rëndësishme që ka të bëj me sigurinë dhe ndalimin e akteve armiqësore terroriste etj. Në përgjithësi mendoj se kësaj here jemi shumë afër që të anëtarësohemi në këtë organizatë”, ka përfunduar Qehaja.

Kujtojmë se Në vitin 2010, Kosova pati aplikuar për herë të parë për anëtarësim në INTERPOL. Kërkesën e kishte përsëritur edhe në vitin 2015. Dy vjet më vonë, në vitin 017, Kosova pati hequr dorë nga kërkesa për pranim në INTERPOL, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme për anëtarësim.

Lajme të përafërta

What’re People Buzzing About? Your Content Should Join The Conversation

TV OPOJA
January 27, 2017

Rruga Prizren-Dragash-Tetovë, Maqedonia e Veriut një hap para Kosovës

TV OPOJA
January 17, 2020

Arrestimi i Bedri Halimit thjeshtë një spektakël medial që nuk i bën mir drejtësisë!

TV OPOJA
January 6, 2022
Exit mobile version