Dje,Zëvendës Ministri i Mbrojtjes, Adnan Rexhepllar, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, vizituan Komunën e Dragashit dhe me atë rast zhvilluan një takim me Kryetarin e Komunës së Dragashit, Shaban Shabani dhe bashkëpunëtorët e tij njofton televizioni Opoja.
Ata morën pjesë në takim në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe kërkuan që të rinjtë nga komuna e Dragashit të aplikojnë për kadet në Forcat e Sigurisë së Kosovës.