TV OPOJA
Aktualitet

Fillojnë punimet për rreth-rrotullimin para komunës në Dragash

Qyteza e Dragashit do të zbukurohet me një rreth-rrotullim në qendër të saj, i cili do shërbej për të shmangur problemet në komunikacion si dhe është paraparë të behet nderrimi e anorëve, asfaltimi i rrugës kryesore deri në dalje të Dragashit transmeton televizioni Opoja.

Kryetari i komunës së Dragashit zotëri Shaban Shabani nepermjet telefonit ka potencuar se ky është nje projekt dy vjeçar dhe për të cilin përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë e ka bërë Ministria e Ambientit.

Ministria e Ambientit ka dhënë një projekt rreth 450 mijë euro për të rregulluar infrastrukturën rrugore në të gjithë territorin e qytezës së Dragashit duke filluar nga Sheshi i Dëshmorëve deri tek Stacioni i Policisë në Dragash.

Në kete projekt është paraparë të behet në qendër të qytezës edhe nje rreth rrotullim i cili do të shërbejë për të lehtësuar qarkullimin në komunikacion.

Lajme të përafërta

Të rinjët Opojan puntor të çmueshëm në kompanitë Malazeze e Kroate!

TV OPOJA
January 15, 2020

Vazhdon karvani humanitar për familjet në Opojë

TV OPOJA
March 31, 2020

Shkolla “Sezai Surroi” prezente në ditën e shkollës “Elmaz Ademi” Bardhoc – Kukës (Foto)

TV OPOJA
November 15, 2018
Exit mobile version