TV OPOJA
Aktualitet

Të rinjët Opojan puntor të çmueshëm në kompanitë Malazeze e Kroate!

Gjendja faktike ekonomike social në komunën e Dragashit është tejet e vështirë për shumicën e popullatës që jetojn e punojnë në këtë komunë.

Përpos atyre të cilët kanë ndonjë të afërm të punësuar në ndonjë institucion shtetëror të tjerët si rrugëdalje të vetem kan zgjedhur migrimin jashtë vendit.

Duke e patur parasysh se gurbeti ka qën njëra ndër shtyllat kryesore që i ka mbajtur qytetaret e kësaj komune edhe sot e kësaj dite ekonomikisht mirë, shumica e të rinjëve pikësynimet i kanë jashtë territorit të Kosovës.

Në kohën e fundit kemi hasur në raste të ndryshme ku të rinjët e kësaj komune në grupacione të vetë organizuara kanë marr rrugën për në shtetet siç janë Kroacia, Mali i Zi e disa dhe me viza të ndryshme kishin depërtuar jashtë territorit të Kosovës.

Në njërën ndër kompanitë e cila për redaksinë e TV Opoja është e njohur drejtuesit e saj thonë se puntorët më të çmueshëm në kompaninë tonë janë po ata të cilët kishin migruar nga zonat të ndryshme Malore të Republikës së Kosovës.
TV Opoja ka insistuar për të marrë më shumë detaje në lidhje me këtë çështje ku nga disa burime jo të sigurta thonë se deri në shtatëdhjetë puntorë nga komuna e Dragashit janë duke punuar në njërën nga kompanitë për ndërtim në shtetin e Kroacisë.

Lajme të përafërta

Furnizohën me materiale mbrojtëse institucionet në Dragash

TV OPOJA
April 15, 2020

DJALOSHI NGA OPOJA, KAMPION SHAHU NË NORVEGJI

TV OPOJA
January 14, 2020

Sot do të mbahet Gara Republikane e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik

TV OPOJA
June 22, 2019
Exit mobile version