TV OPOJA
Aktualitet

Filloi mbarë Testi i Maturës Shtetërore 2019 në komunën e Dragashit

Pjesa e parë e Testit të Maturës Shtetërore 2019 është duke u mbajtur sot në komunën e Dragashit.
Për të parë nga afër mbarvajtjen e testit në SHML “Ruzhdi Berisha” ishte edhe Drejtori i Arsimit Vloran Cenaj i cili theksoi se rezultatet e testit të maturës shtetërore 2019 janë pasqyrë e punës së mësimdhënësve dhe menaxherit të shkollës.
Kjo vizitë është bërë për të parë nga afër procesin e testimit dhe për të marrë informata për rrjedhën e mbajtjes së testit.
Ne presim rezultate reale dhe urojmë që nxënësit të kenë suksese!
Në të gjithë Kosovën janë rreth 30000 nxënës që po i nënshtrohen këto ditë testit të maturës, prej tyre 203 nga komuna e Dragashit.
Matura shtetërore është provim përfundimtar i standardizuar i cili vërteton përfundimin e shkollës së mesme të lartë. Gjithashtu, matura shtetërore dëshmon shkallën e aftësimit të kandidatit për vazhdimin e shkollimit terciar apo punësimit. Ky provim për herë të parë u organizua në vitin akademik 2005/2006. Provimi i maturës shtetërore është një ndër vlerësimet më të rëndësishme të arsimit para-universitar në Kosovë. Si një provim i standardizuar, provimi i maturës ka për qëllim të mat njohuritë, shprehitë dhe shkathtësitë e fituara gjatë procesit mësimor të shkollimit sekondar.
Dizajni i testit do të jetë ndryshe nga vitet e kaluara, testi do të ketë 200 kërkesa në të dy pjesët. Pragu i kalueshmërisë sipas ligjit është 40 përqind, pra në të dy pjesët duhet minimumi 80 kërkesa për të kaluar pragun.

Lajme të përafërta

Parandalimi dhe Diagnostikimi i Kancerit të Qafës së Mitrës, si dhe vaksinimi HPV, ligjërat nga Prof.Dr.Selami Sylejmani (Video, Foto)

TV OPOJA
March 26, 2024

Hapen dy qenda për edukim në fëmijërinë e hershme në Bresanë, fillon regjistrimi!

TV OPOJA
October 10, 2023

DITËN E PREMTE U REALIZUA TAKIM I ZYRTAR I SHKOLLËS FILLORE “DACAJ”, SHKOLLËS ELMAZ ADEMI DHE SHKOLLËS FILLORE “SEZAI SURROI”

TV OPOJA
April 13, 2019
Exit mobile version