Kompania për mbledhjen e mbeturinave “EKO REGJIONI” në Dragash në bashkëpunim me komunën sot ka filluar të bëj dezinfektimin e rrugëve të qytezës së Dragashit.
Ashtu si në të gjitha qytetet të tjera të Republikës së Kosovës edhe në qytezën e Dragashit Kompania “Eko Regjioni” ka filluar të bëj pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve për të parandaluar përhapjen e virusit të ashtuquajtur COVID -19 transmeton televizioni Opoja.