TV OPOJA
Aktualitet

Programi Nacional për Rininë prezantohet në Komunën e Dragashit

Përfaqësues nga zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, prezantuan para drejtorëve të shkollave të Komunës së Dragashit Programin Nacional për Rininë.

Drejtorët e shkollave u njoftuan se gara zyrtarisht do të fillojë më 19 shkurt të këtij viti si dhe u njoftuan edhe me planin e veprimit në detaje.

Zëvendësministri Guri tha se për herë të parë po i ofrojmë mundësinë secilit nxënës të jetë pjesë e një Programi gjithëpërfshirës dhe institucional. “Programi Nacional do të kyçë të gjithë nxënësit në gara dhe do të sjellë ndryshime pozitive në shkollat e Kosovës sepse do të fusë frymën garuese. Ky program e ka mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe ne do ta mbështetim Koordinatorin për implementimin e tij”, tha Guri.
Programi Nacional për Rininë parasheh mbajtjen e garës në tri fusha: Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Dituri dhe Sport për të gjithë nxënësit dhe studentët. Janë hartuar udhëzuesit dhe rregulloret për të gjitha fushat të cilat do të jenë bazë për procesin e garës.

Lajme të përafërta

Jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së LDK- Dragash, Selim Kryeziu

TV OPOJA
March 29, 2021

Kryetari diferencues dhe qeverisja mashtruese e LDK-së në Sharr

Redaksia
October 30, 2023

Fillojnë punimet për rreth-rrotullimin para komunës në Dragash

TV OPOJA
May 10, 2020
Exit mobile version