TV OPOJA
Aktualitet

Familjari i pacientit nga Dragashi që u infektua në Prizren i drejtohet publikisht Institutit: Jemi në ankth, ejani na testoni

Një familjar i pacientit nga Dragashi që u infektua me COVID-19 në Prizren i është drejtuar publikisht Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, që t’i testojë të gjithë familjarët. Ai po thotë se janë në ankth në pritje që të testohen, por askush nuk po merret me ta

Ai po thotë se familjari i tij e ka marrë virusin në repartin e hemodializës në Prizren, ndërkaq tani është në Klinikën Infektive të QKUK-së duke u trajtuar për COVID-19.

“Ftesë publike IKSHP të Kosovës! Pasi familjari ynë në repartin e hemodializës në Prizren në vend të shërimit e morri infektimin me KV-19 ku për momentin është në klinikën infektive në Prishtinë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ne familjarët dhe shumë individë tjerë raste kontakti jemi në vetizolim, por që nga 23 prilli IKSHPK nuk e merr mundin që neve familjarëve dhe rastet tjera të kontaktit të na e kryej testin”, ka thënë ai.

Ai thotë se e tërë familja është në ankth, në pritje të testimeve për COVID-19.

“Të gjithë ne jemi në ankth, në pritje të testit! Deri sa komunat tjera jan të favorizuara,privilegjuara në përparësinë për testime, komunën e Dragashit e kanë lënë pas dore si të mos ishim pjesë e Kosovës!”. ka thënë ai./GazetaExpress/

Lajme të përafërta

Dragashi përfiton nga Qeveria vetëm një projekt sportiv për vitin 2020

TV OPOJA
April 2, 2020

Burim Piraj, politika biznesi më i fuqishëm që nga kohërat e lashta

TV OPOJA
April 26, 2019

Rrezikohet buxheti komunal në Dragash, shkaktarë kryesor problemt me Përmbaruesin dhe Gjykatat!

TV OPOJA
January 1, 2022
Exit mobile version