TV OPOJA
Aktualitet

Fahri Xharra: Opoja dhe Gora janë shqipatare

Opoja dhe Gora janë shqipatare ose “ Opojanë e goranë si dy qershi lidhën m’nji rrfanë “

Nga Fahri Xharra
Objekti kryesor dhe i përhershëm i historiografisë sërbe ka qënë mohimi i identitetit kombëtar dhe i autoktonisë së shqiptarëve në trevat e tyre në Kosovë, në veçanti në Opojë. Sipas tellallëve neoçubrilloviçë e -viçë të tjerë të palëpirë, shqiptarët e ardhur nga treva të tjera, duke vënë në punë llojlloj mjetesh e metodash, i kanë islamizuar sërbët! Nuk është e vështirë të bindesh se si ligësia ua ka errësuar logjikën (në kanë të tillë!) këtyre pseudoshkencëtarëve, deri në atë masë, saqë i kanë bërë qesharakë. E, megjithatë, nuk heqin dorë nga rruga pa krye, në të cilën çapiten prej një kohe të gjatë. Shpirti del, huqi s’del!
Mos ndriçimi argumentues shkencor – historik, Gorën e bëri terren të përshtatshëm për manipulime Historiani i mirënjohur shqiptar Skender Rizaj në veprën historike, Kosova dhe shqiptarët dje,sot dhe nesër, shkruan: Përvoja e njerëzimit ka treguar se çdo ideologji a politikë e rrejshme, e cila synon të futë veten vend e pavend në histori, mu ajo, atë e ka goditur me teorinë e vet të falsifikuar, sepse, ajo historinë nuk e shkruan në bazë të burimeve historike, por atë e dikton sipas interesave të veta momentale.93 Kështu edhe përkatësia etnike e goranëve të komunës së Sharrit, në vend se të ndriçohej nga historianët, ajo vazhdimisht, falë ish politikanëve të tyre dhe të disa shkencëtarëve të disa vendeve të rajonit, të cilët janë vënë në shërbim të politikave shovene, vazhdimisht është bërë më e paqartë. Kështu, violin e parë e ish-politikanëve të dështuar goranë, Behadin Ahmeti (më vonë i kryqëzuar si Ahmetoviq), gjatë viteve ’70, të shekullit të XX-të, perms mediave të Beogradit, kërkon nga shkencëtarët eminentë që ta ndriçojnë prejardhjen e goranëve. Dhe, pa një pa dy, ngritën “shkencëtarët” serbë, maqedonë, malazias dhe bullgarë, që t’i përvetësojnë ata, duke ua ofruar përkatësinë e tyre kombëtare. Në këtë mënyrë, në vend se të ndriçohej, pas kësaj “ndihmese shkencore” çdo gjë bëhet edhe më e paqartë dhe më konfuze.

Origjina e popullatës gorane është vrojtuar në mënyra të ndryshme. Prandaj edhe ekzistojnë shumë mendime. Nazif Dokle, pseudohistorian goran nga Shqipëria, mendon se “etimologjia e goranëve është sllave, maqedone, boshnjake, etj”.
Dr. Xhevat Hasani, duke cituar vargjet e rilindësit tonë të madh, Ndre Mjedjes, thotë:
“Molla t’kputuna në nji deget
Dy qershi lidhën n’nji rrfanë! Këto vargje i shkruan në artikullin: “Opojanë e goranë si dy qershilidhën m’nji rrfanë”, duke pohuar se se goranët kanë origjinë shqiptare. Pra, mëton t’i bëjë për vete. Se origjinë shqiptare kanë goranët,97! mendon edhe Bedri Halimi. Ndërkaq, pjesa më e madhe e popullatës gorane mendojnë se janë boshnjakë. Ndërsa Besim Cengu, për këtë mendon se asnjë lidhje nuk ka mes goranëve dhe boshnjakëve, dhe konstaton se: “ Ndoshta është rasti i parë në historinë e etniteteve në Ballkan, kur një komunitet kërkon të arratiset prej qenies së vet, kërkon ta braktisë konsituticionin shpirtëror, të cilin e ka ndërtuar me aq mund e sakrifica, duke u rropatur për të mbijetuar nëpër mugëtirën e historisë tonë të përgjakshme!” 98 Historiani i shquar i mesjetës Selami Pulaha, shkruan: “Mbizotërimi i një antroponimie të pastër sllave, mospërhapja e procesit të myslimanizimit na bind se në Gorë kemi të bëjmë krejtësisht me një enklavë me popullsi sllave, brenda një ambienti me popullsi shqiptare. Historiani Skender Rizaj, në librin e tij, “Kosova dhe shqiptaret dje, sot dhe nesër”, me plot të drejtë shkruan për falsifikimet e historiografisë serbe: Historiografia serbe, për të përfituar opinion ndërkombëtar për të drejtat serbe mbi Kosovën, bëri falsifikimin e tri fakteve historike: Kishat dhe manastiret serbe në Kosovë. Beteja e Kosovës në mes të serbëve dhe turqve (1389).

Kështu, edhe në Gorë ishin angazhuar shumë histoianë të ardhur nga Akademia e Shkencave të Serbisë, si edhe nga politikanë të instrumentalizuar goranë, në krye të të cilëve ishte Behadin Ahmetoviqi që donin të falsifikonin historinë gorane në Gorë, ku manipulojnë dhe e shpallin si vend me përplot kisha dhe varreza ortodokse serbe, dhe në këtë mënyrë pretendojnë që Gorën ta paraqesin si vend të shenjtë serb! Mu për këto fakte, kjo trevë duhet urgjentisht të hulumtohet nga shkencëtarë të mirëfilltë shqiptar në fushat historike, arkeologjike, filologjike, etnografike, etj., për të sjellë dëshmi dhe fakte shkencore të paanshme dhe serioze. Pas paraqitjes së vendbanimeve gorane, në këtë punim shkencor, nuk është qëllimi që të tregohet se sa kisha dhe varreza serbe kishte çdo fshat goran, po për të parë se sa e falsifikuar është historia e tyre, e cila është shkruar nga politikanë të dështuar, si Ahmetoviq dhe viq-ët e tjerë, që janë vënë në shërbim të historisë serbe, për të shtrembëruar historinë e vërtetë të popullit të tyre goran.

Me të drejtë, Dr.sc. Hajriz Meleqi dhe Demir Reshiti vërejnë se teza “arnautashe” për Opojën është sjellë sërish në rendin e ditës pas ngjarjeve të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, kur, njëherazi me lartësimin në nivele të papara deri atëhere të ndërgjegjësimit të shqiptarëve për çlirim kombëtar, regjimi sërbomadh anuloi autonominë e Kosovës. Në hullinë e këtij arsyetimi bindës, autorët nxjerrin në pah edhe faktin që, vënia e Opojës në epiqëndër të tezës “arnautashe”, lidhet me atë që “Opoja gjeografikisht gjendet ndërmjet Sreckës dhe Gorës, kështu Opoja nuk do ta shkëpuste zonën “tampon” me popullsi joshqiptare të futur thellë në kufirin shqiptaro-shqiptar, gjoja me një kontinuitet etnik ku tentohet që Opoja domosdo në arenën ndërkombëtare të paraqitet si territor serb me tokë dhe me popullsi”.

Për hedhjen poshtë të pretendimeve të pathemelta të projektit GOS, e, para së gjithash, të mendimit se në trojet shqiptare në përgjithësi dhe në Opojë në veçanti, është zhvilluar procesi i “myslimanizimit” dhe “shqiptarizimit” të elementëve sllavë dhe se banorët e islamizuar në shekullin XVI ishin shqiptarë, kurrsesi jo sllavë, janë sjellë si dëshmi shumë fshatra, një pohim i Gjergj Bardhit i vitit 1638, të dhënat kadastrore osmane, antroponimia, toponomastika dhe elementë të tjerë të pakundërshtueshëm. Të gjithë sëbashku flasin me zë të fuqishëm në favor të autoktonisë së shqiptarëve në Opojë, ashtu si në mbarë Kosovën.
Me rëndësi të posaçme paraqiten përpjekjet e autorëve Dr.sc. Hajriz Meleqi dhe Demir Reshiti për të përdorur tabela me të dhëna të sakta demografike dhe ekonomike të periudhave përkatëse, që hedhin dritë dhe si “ilustrime” të qarta, mbështesin soliditetin e tezave teorike të paraqitura gjatë shtjellimit të temës së tyre studimore.
Punimi i Dr. Sc. Hajriz Meleqit dhe Demir Reshitit ka fuqi përgjithësuese, ngaqë Opoja, si pjesë përbërëse e Kosovës, njëherazi është “zëdhënëse” besnike e krejt të drejtave dhe trashëgimisë së saj, e vazhdimësisë së pranisë shqiptare në Kosovë prej shekujsh.

Lajme të përafërta

Dy shkollat e binjakëzuara program të përbashket me rastin e 20 vjetorit të ekzodit

TV OPOJA
March 30, 2019

Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash zgjedhë kryesinë e re për mandatin 4 vjeçar

TV OPOJA
March 4, 2020

Verifikimi i votave me post është dashtë të ndodh edhe para katër vitesh!

TV OPOJA
November 25, 2021
Exit mobile version