Sërish ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook, përfaqësuesja e Institutit Demokratik të Kosovës ( KDI), Elmedina Dorambari, rreth çështjes së zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit të Prizrenit, duke bërë sërish thirrje publike që organi më i lartë legjislativ në këtë komunë të drejtohet nga një femër.
LVV dhe PDK tashmë kanë dal me propozimet e tyre për pasuesin e Artan Abrashit në këtë post, duke caktuar si emra Muharrem Elezkurtajn respektivisht Sulltan Badallin.
Postimi i plotë:
Tani më dihet data e thirrjes së seancës për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Prizrenit. Disa nga subjektet politike kanë zyrtarizuar emrat për këtë pozitë vendimmarrëse.
Çuditërisht edhe kësaj radhe nuk kemi emra të grave nga këto subjekte politike!. Kjo gjendje, flet më si miri për demokratizimin e brendshëm të subjekteve politike.
Cka tutje?! Për gjitha ato gra që përfaqësohen në Kuvendin e komunës thirrje publike që të propozojnë emra të grave me qëllimin e vetëm që të paktën edhe gratë, në historinë e zhvillimit të demokracisë lokale të jenë pjesë e procesit dhe të sfidojnë burrat për këtë pozitë.
Mos harroni, zotimet e juaja publike ishin të atilla qe interesi i grave mbetet para interesit partiak.
Është koha që gratë të demonstrojnë vullnetin e tyre dhe mos të jenë pjesë e diktatit nga burrat që vetëm bërrylat I kanë më të zhvilluar se ne. Prizreni duhet të jetë me kryesuese, jo pse unë e dua, po janë 1001 arsye të tjera.
#Bëjeni