TV OPOJA
Aktualitet

E aksidentojnë duke ecur, invalidit të Luftës i kërkohet që edhe frakturat (gipsin) për kurimin e lëndimeve trupore t’i blejë vetë!

Myzafer Ramadani, veteran si dhe invalid i luftës, ditë më parë kishte pësuar një aksident të rëndë.
Në fshatin Bellobrad të komunës së Dragashit, Myzaferi ishte goditur me automjet nga një ngasës automjeti, ku i njëjti ishte larguar nga vendi i ngjarjes pa u hetuar nga askush.

Më të ardhur në vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës, të aksidentuarin e dërgojnë në Qendrën Emergjente në Dragash, nga ku këta të fundit e udhëzojnë në Spitalin Rajonal në Prizren.
Sipas raportit të Spitalit Rajonal në Prizren, të aksidentuarit i kërkohet që të bëj pagesë për të vendosur gjashtë lloje të frakturave (apo gipsave siç njihen në gjuhën popullore), të nevojshme për kurimin e lëndimeve në pjesë të ndryshme trupore.

Pacienti, njëkohësisht invalidi i Luftës Çlirimtare, për shkak të kushteve ekonomike, kishte kundërshtuar për t’i paguar ato.

Myzafer Ramadani është veteran si dhe invalid i luftës, është nga të rrallët që nuk merr asnjë mbështetje sociale edhe pse e gëzon statutin e veteranit.

Sot Myzaferi po përballet me dhimbje të mëdha për shkak të mjeteve financiare të cilat i duheshin për të paguar shërbimet mjeksore, e të cilat nuk i posedonte.

Lajme të përafërta

LVV në Sharr fillon me nënshkrim të peticionit pranë zyres në qytet, thonë se do vazhdojnë edhe në Bresanë ditën në vijim

TV OPOJA
June 2, 2020

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Redaksia
November 13, 2022

Reagon Kasim Qafleshi për raportimin rreth problemeve të brendshme në degën e AAK-së në Dragash

TV OPOJA
January 8, 2022
Exit mobile version