TV OPOJA
Aktualitet

Reagon Kasim Qafleshi për raportimin rreth problemeve të brendshme në degën e AAK-së në Dragash

Agron Gashi i AAK-së në një prononcim për televizionin Opoja kishte thënë se ka probleme të brendshme në subjektin politik AAK dega në Sharr.

Pas kësaj deklarate ka reaguar ish kandidati për Asamblen komunale Kasim Qafleshi duke thënë se probleme në subjektin AAK dega në Sharr nuk ka por që ka profitera.

Dhe për keta profitera siç thotë ai largimi është i garantuar ku citon një shprehje popullore ” Vija te shpija thotë populli “.

Ky është postimi i tij në Facebook:

AAK në Dragash është më e fortë se asnjëherë më parë.
Mundësitë për të hedhur njolla të zeza në të bardhën janë të gabuara në këtë rast në degën e AAK-së në Dragash.
Lajmet të cilat po qarkullojnë se kinse paska probleme të brendshme në degën e AAK-së në Dragash janë të pavërteta.
Çdo individ që pretendon të marrë titullin PROFITER në emër të AAK-së në Dragash duke dalur jashtë protokollit të partisë,normal se automatikisht largohet.Pastaj,ata të cilët mundohen të bëjnë koalicione të nëntokës dega e AAK-së në Dragash normal që nuk i njeh.
Akuzat normal se mundohen të mbulohen me kundër akuza.
Qytetarët e Dragashit nuk ua kanë borgj këto lojëra politike,por politika është gjithëmonë borgj ndaj qytetarëve.
Edhe njëherë,AAK në Dragash ska probleme të brendshme,për këtë ju garantoj.
Më i rëndësishëm është uniteti kombëtar se sa interesi personal dhe punësimet familjare.
Shnet…Vija te shpija thotë populli.

Lajme të përafërta

Takim senzibilizues me vajzat e Dragashit, në ditën ndërkombëtare të Vajzave (Video, Foto)

TV OPOJA
October 11, 2021

Drejtori i ekonomisë dhe financave në Dragash tregoj arsyen në ngecjen e raportit tre mujor per vitin 2019

TV OPOJA
May 3, 2019

NJOFTIM: Ka humbur një tabel veture, pronari kërkon ndihmën e qytetarëve të Dragashit

TV OPOJA
June 2, 2022
Exit mobile version