TV OPOJA
Arsim

Dy shkolla nga komuna e Dragashit në finalën e garës se Robotikës

Sot është mbajtur Super finalja e Garës se Robotikës kjo ngjarje do të përmbyllë edicionin e pestë të Garës së Robotikës, i cili ka filluar implementimin në Tetor 2022 dhe ka bashkuar përgjatë tërë vitit mbi 5,800 nxënës pjesëmarrës dhe mbi 1,000 mentorë pjesëmarrës nga 182 ekipe të 136 institucioneve edukative dhe shkollave fillore nga 30 komuna të Kosovës.

Nxënës nga grupmosha dhe komuna të ndryshme të Kosovës janë mbledhur për të programuar mikun e tyre, micro:Maqueen Plus, që të vizitojë destinacionin e tij të fundit, Kosovën. Në ketë Super Finale të madhe moren pjesë edhe dy shkollat e komunës tonë ShFMU “Fetah Sylejmani” dhe ShFMU “Ulina” të cilët treguan rrezultate të mira në ketë super finale të organzuar nga #KosovaMakersLeague.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Drejtoria e Arsimit ndan mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar (Video, Foto)

TV OPOJA
March 7, 2020

Nis gara në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në komunën e Dragashit

TV OPOJA
November 8, 2019

Institucionet shkollore me një kërkesë të veçantë për prindërit

TV OPOJA
April 5, 2020
Exit mobile version