TV OPOJA
Arsim

Institucionet shkollore me një kërkesë të veçantë për prindërit

Mësimdhënësit në të gjitha Institucionet shkollore në Republikën e Kosovës janë duke punuar me nxënësit e tyre në mësimet në distancë kjo bëhet e mundur falë teknologjisë së avancuar.
Por për të e lehtësuar punën e tyre në këtë drejtim shumica prej tyre kanë një kërkesë të veçantë tek prindërit.
Ata kërkojnë që të ju ndihmojnë fëmijëve të tyre në çfarëdo mënyre që ata të kenë çasje në mësimet online në distancë.

Ketë kërkesë së fundi e kishte bërë edhe shkolla e mesme e ulët Fetah Sylemjani në Dragash nëpërmjet rrjetit social facebook përcjellë televizioni Opoja.

Për të pasur një sukses të ndërsjelltë ata kërkojnë që të thellojnë bashkëpunimin ndërmjet mësuesve, nxënësit dhe prindërit.

Për më shumë ju përcjellim kërkesën e tyre të publikuar së fundmi.

Është kënaqësi kur shohim që të gjithë mësimdhënësit kanë tejkaluar çdo paragjykim dhe barrierë që mund të shfaqet në përdorim të teknologjisë, vetëm që të jenë pranë nxënësve dhe në nivel të detyrës me mundesitë dhe kushtet e punës që kemi. Do të japim maksimumin në këto kushte që nxënësit të mos humbin shumë nga procesi mësimor.

Prindër të nderuar, bashkëpunoni dhe mbeshtetni mësimdhënësit që ta realizojnë sa më mirë dhe sa më suksesshëm këtë proces duke ndjekur dhe respektuar rregullat dhe kërkësat e mësimdhënësve. Presim mirëkuptimin tuaj për lëshimet eventuale.

Jemi gati të gjithë!

Lajme të përafërta

Daullexhiu nga Opoja që njeh shpirtin e secilit valltar

TV OPOJA
October 4, 2020

Theren me thikë dy pylltar në Dragash

TV OPOJA
July 17, 2019

Kompania nga Dragashi rriti numrin e punëtorëve pas taksës 100% ndaj Serbisë

TV OPOJA
January 10, 2019
Exit mobile version