Shënohet 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ashtu si çdo vit edhe sot u zhviluan homazhe tek lapidari i Komandantit legjendar Adem Jashari, varrezat e Dëshmorëve në Dragash dhe në Buçe nga kryetari i komunës së Dragashit z. Shaban Shabani së bashku me stafin dhe përfaqësues të veteranëve të UÇK- së.
Kryetari i Komunës z. Shaban Shabani vlerësoi 5 Majin si një ditë mjaft të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, të cilët e kujtojnë si dita e mirënjohjes së përjetshme ndaj atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë.