Sot kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur në takim pronarët e Kompleksit “La Ruota” ku keta të fundit i uruan kryetarit detyrën e re raporton televizioni Opoja.
Në kuadër të kësaj vizite ata dhuruan një donacion për QKMF në Dragash.
Për vizitën e tyre kishte bërë një postim në Facebook edhe kryetari Bexhet Xheladini.
Ky është postimi i tij në Facebook:
Sot, në cilësinë e kryetarit të komunës kam pranuar në takim pronarët e Kompleksit ” La Ruota”. Me këtë rast, pronarët e respektuar, kanë dhënë një donacion prej pesë aparatëve EKG, për QKMF në Dragash.
Është kjo një shenjë e mirë për mua si kryetar i ri i Komunës, por njëkohësisht është edhe një kontribut shumë i çmuar për shëndetësinë në komumën tonë. Duke pasur parasysh edhe faktin, se gjithë jetën kam kontribuar për shëndetin e qytetarëve, më mirë se kushdo tjetër e kuptoj rëndësinë e këtij donacioni.
Andaj, shfrytëzoj rastin t’i falënderoj edhe një herë pronarët e Kompleksit “La Routa” për këtë donacion të vyeshëm dhe shumë të nevojshëm për shëndetësinë në komunën tonë.